Një shpërthim me lëndë plasëse tronditi zonën e “Nënë Terezës” në Kamëz gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 02:20, në ambientet e jashtme të një biznesi në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.

Reklame

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Reklame