Advertisement
Situata mbetet problematike në Bushat, ku zjarri në landfill vijon prej orësh, duke përhapur sasi të mëdha tymi në të gjithë zonën përreth.
Sipas raportimeve, tymi i dendur ka pushtuar fshatin dhe zonat përreth, duke krijuar vështirësi serioze për frymëmarrjen dhe duke rritur shqetësimin te banorët. Era e rëndë dhe ndotja e ajrit po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme, ndërsa qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.
Reklame
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve, por përmasat e zjarrit dhe materiali i depozituar në landfill e bëjnë të vështirë vënien e tij nën kontroll të plotë.
Banorët e zonës shprehen të alarmuar për rrezikun shëndetësor, ndërsa situata vijon të mbetet kritike.
Reklame














