Një largim i papritur ka tronditur mbrëmjen e sotme shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Limi ka vendosur të ndërpresë menjëherë rrugëtimin e tij në format, duke e bërë vendimin publik përpara banorëve të tjerë.

Me një deklaratë emocionale, Limi njoftoi largimin e tij:“Banorë, kam lajmërim për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur dhe kemi kaluar një kohë shumë spektakolare. Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem.”

Reklame

Fjalët e tij u pritën me habinë dhe heshtjen e banorëve, të cilët nuk e kishin parashikuar një vendim të tillë në këtë fazë të lojës.

Arsyeja e largimit mbetet ende e paqartë, pasi produksioni nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar mbi shkaqet që çuan në këtë vendim.

Largimi i Limit pritet të ndryshojë dinamikat brenda shtëpisë, ndërsa publiku mbetet në pritje të sqarimeve të mëtejshme nga produksioni i Big Brother VIP Kosova.

Reklame