Zbardhet fjala e kryebashkiakut Erion veliaj në seancën në Gjykatën Administrative kundër Ols Dados, për të cilin kërkon pavlefshmërinë e emërimit si prokuror. Veliaj tha se Dado nuk e ka shkollën e Magjistraturës por arreston njerëz.
Hazbi Balliu: Ju lutem fokusohuni tek procesi që jemi sot.
Veliaj: Veç në rastin tim ka një kallëzim fake. Fitova gjyqin për shpifje për një italian dhe doli se ka gënjyer për inceneratorët. Kam frikë se është një kurth ky proces i imi. Kë ka dëmtuar Erion Veliaj, 101 çerdhet që ndërtoi apo pemët apo shkollët?
Hazbi Balliu: Kaloni tek pikat e procesit.
Veliaj: Nesti Angoni të kallëzon dhe regjistrohet çështja pas 7 muajsh dhe jo pas dy javësh siç është afati. Ka diçka që nuk shkon. Është dora e një njeriu që ka marrë porosi. U shty dhe një vit tjetër regjistrimi i emrit Erion Veliaj. Më është bërë një vetting 20-vjeçar i imi. Edhe kur kam qenë i mjafti dhe më thotë në vitin 2004 me kë kam qenë me charter. Mund të kem qenë dhe me Bin Ladenin. Por ku e di unë kush është, aty ka qenë avion turistik.














