Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në portin e Durrësit. Rreth orës 17:50, një shtetas i huaj, marinar në një anije me flamur panamez, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Viktima është identifikuar si shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës që po kryente punë në bord të anijes.
Reklame
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit tragjik.
Autoritetet pritet të japin detaje të tjera pas përfundimit të verifikimeve.
Reklame















