Departamenti Amerikan I Luftës një ditë më parë ka zbatuar një urdhër të lëshuar nga Presidenti Tramp, për deklasifikimin e dosjeve për UFO-t. Dje u publikua faza e parë me 162 skendarë, pjesa më e madhe janë dokuemta të skanuara dhe ndërkohë 108 sedarë prej tyre janë të retushuar. Unë kam qënë I apasionuar rreth kësaj teme që në moshën 25 vjeçare, gjë që më ka dhënë mundësinë të kem edhe vetë dokumenta që më parë kanë të qënë të klasifikuar por që janë publikuar nëpër forumet e komunitetit prej vitesh. Mendoj se e kam analizuar të plotë të gjithë dokumentacionin dhe kam arritur në përfundimin se ky serial dokumentash ka anomali të theksuara. Dhe le t’i marrim me radhë duke iu referuar vetëm vëzhgimeve zytare atyre të bëra nga NASA dhe Pentagoni.

NASA ka publikuar dy lloj dokumentash që I përkasin dy misionevë në Hënë, Apolli 11 dhe Apollo 17 pikërisht në vitet 1969 dhe 1972. Versioni I parë I skedarëve është transkripti I bisedave mes Astronautëve dhe ekipit komandues në Tokë. Në të dy rastet astronautët flasin në fillim për drita, më pas për grimca dhë në fund për objekte të dhëmbëzuara që herë e ndjekin dhe herë I largohen kapsulës së Apollo. Astronautët shprehen se po I fotografojnë këto objekte me qartësi të mirë. Ndërkohë NASA nuk publikon foto në fjalë, por fotot e disa dritave në qiell që astronautët I kanë bërë nga sipërfaqja e Hënës. Ky është problemi parë.

Reklame

Problemi tjetër vjen nga skedarët e deklasifikuar nga Pentagoni. Këtu kemi të bëjmë me video të disa dritave dhe objekteve sferikë që lëvizin me shpejtësi të lartë. Një prej tyre është filmuar në qiejt e Greqisë, objekti që në fjalë bën lëvizje të shpejta, kthesa të papritura me shpejtësi të lartë. Në një moment, objekti kryen një devijim 90 gradë me shpejtësi 130 km/h. Dy vëzhgime të tjera që janë realizuar afër dy bazave të ndryshme amerikane na japin të dhënë më interesante, që i nxjerrim vetëm me ane të metodës së analizimit te pikselave të imazhit. Objekti që vëzhgohet lëviz mes vëzhguesit dhe një  zone në të cilën arrita të marr një pikë referimi, një makinë në lëvëzje. Duke bërë analizën e pikselave, përfundimi është se këto objekte nuk janë më të mëdha se 1 metër, madje më të vegjël. Këto dokumeta të lëshuar janë problematik. Pasi bën një analizë të plotë kupton se Pentagoni “ngatërron” dy kategori të ndryshme objektesh në të njëjtin “rast”, ky ose është gabim metodologjik ose manipulim i qëllimshëm. Dokumentet janë zgjedhur dhe filtuar nga qeveria amerikane dhe ne nuk shohim gjithçka, shohim çfarë duan ata të shohim. Pikërisht të dhënat që mund të zgjidhnin enigmën janë retushuar. Ato janë distanca e saktë e objektit nga kamera dhe të dhënat SIGINT.

Distancën e saktë të objektit nga kamerat na jep mundisnë të krijojmë matje të sakta rreth madhësisë së objektit, ndërsa të dhënat SIGINT na tregojnë nëse këto objekte emetojnë dicka, si valë, sinjalë, kjo na ndihmon të kuptojmë nëse komandohen nga distance, janë auotome apo kanë polotë në bord.

Por le të kthehem tek objektet, një tjetër video e publikuar ështe vëzhgimi i një tjetër objekti që fluturon përmes disa turbinave eolike. Duke analizuar videon frame për frame dhe duke ditur nga ana tjetër përmasat e këtyre turbinave, arrin edhe një herë në konkluzionib se objektet janë shumë të vogla, më pak se 1 metër. Kjo ky konkluzion mund të cilësohet real pasi tre raste tregojë të njëjtin përfundim. Por këtu na shfaqet një tjetër anomaly. Zakonisht kur kalon mes turbinave eolike, një dron pëson ndalësim dhe vështirësi në lëvizje për shkak të rrymave të ajrit, por mjeti I filmuar duket qartë se nuk I tregon këto anomaly, kjo tregon se nuk ka forvcë fërkimi me ajrin.

E vetmja enigmë tani mbetet: A emetojnë sinjal këto objekte?

Këto objekte, referuar përmasave të tyre dhe përmasave mesatare të një njeriu e bëjnë të pamundur të kenë në brendësi të tyre pilotë e aq më pak ekuipazh. Duke e përjashtuar mundësinë e pilotimit në bord atëherë mbeten dy mundësi?

  • Pilotohen nga distanca
  • Autopilotohen nga një sistem inteligjent që merr vetë vendime.

Referuar shpëjtësisë së levizjes dhe ndryshimit të drejtimit, bazuar në ligjet fizike që ne njohim, nëse këto mjete jane sonda autonole, pilotimi nga distanca nga një baze mëmë do të haste disa probleme që kanë të bëjnë me latencën. Nëse ato komandohen nga distanca dhe marrin komanda aq të shpejta, atëherë baza mëmë duhet të jetë diku aty afër, maksimumi disa kilometra. Por që kjo të vertëtohet duhet një e dhënë e cila mungon: Raporti nëse keto objekte emetojnë apo jo sinjale. Pyetja është: A ka pasur emetime në rastet e vazhguara nga Pentagoni apo Nënnjësitë e tij?

Çdo objekt fluturues i njohur emeton diçka.

Avioni — emetim termik nga motori, emetim radio, radar return.

Droni — frekuencë kontrolli, nxehtësi baterie, radar return.

Balona — radar return, profil termik.

Meteorët ose meteoritet — fërkimi atmosferik, nxehtësi.

Për objekte e vëzhguara nuk ka asnjë të dhënë në këtë fushë. Atëherë tre janë mundësitë logjike:

  1. Nuk u mat, pajisjet nuk ishin aktive ose procedura nuk e parashikonte matjen. Kjo është e mundshme por e turpshme për standardet ushtarake.
  2. U mat por u redaktua, nga 162 skedarë, 108 kanë redaktime. Të dhënat EM mund të jenë pikërisht ato që nuk lexohen dot.
  3. Nuk ka emetim real, dhe kjo është mundësia më shqetësuese sepse bie ndesh me çdo ligj fizike që njohim. Çdo lëvizje kërkon energji. Pranimi I këtij fakti do të thotë të pranojmë se Ligji I Tretë I Njutonit, nuk është universal. Energjia prodhon nxehtësi ose rrezatim dhe ne kemi pajisje që i detekton këto të dyja. Megjithëse ka dëshmi të pilotëve që shprehen se gjatë ndjekjes vihen re anomali në sjelljen e aparaturave të bordit, duke mos dhënë të dhënë ose duke treguar parametra jo normale, false.

Mundësia 1 dhe 2 janë shumë më të besueshme se 3. Por fakti që Pentagoni publikoi këto raste pa asnjë të dhënë EM,  pa u shpjeguar pse mungojnë, është në vetvete një dështim i transparencës që pretendojnë.

Por në morinë e gjithë këtyre dokumenteve dy fakte janë shumë interesante. Misioni Apollo 17, është misioni I fundit me njerëz në Hënë dhe pas kthimit të astronautëve në Tokë, NASA argumentoi se nuk do të kryente më misione me njerëz Hënë, për shkak të kostove dhe rreziqeve. Nga dokumentat e publikuara dy gjëra janë interesante, publikimi I fotove me ngjyra dhe me cilësi të lartë nga sipërfaqja e Hënës. Dhe dyta transkripti I bisedës së astronautëve në me ekipin në Tokë ndërkhë që ndezin motorrët e kapsulës për kthim në Tokë. Në këtë bisedë Astronautët shprehen se një pjesë e objketeve po I ndjekin nga pas ndërsa një pjesë tjetër po largohen nga Hëna.  Një vit pas këtij misioni Nasa nga viti 1973 -1974 hartoi një raport në lidhje me udhëtimin e fundit të Apollo 17 duke intervistuar Astronautët. Dokumentat autentikë të zbuluar dje tregojnë se Astronautët kanë pasur kontakt visual me objekte të panjohura që orbito nin rreth Hënës thuajse në një të njëjtën orbitë me tap or me nje distancë rreth 20 milje. Nasa thekson se pas vizitave mjekësore fenomenet e raportuara nuk kanë lidhje me halucinacionet çka e bën real dëshminë e astronautëve.

Reklame