Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka urdhëruar inspektimin e procedurave që u ndoqën për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Vendimi vjen pas kërkesës së deputetëve socialistë Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhafaj, të cilët kërkuan dokumentacion dhe informacion për të sqaruar rrethanat dhe bazën ligjore të transferimit të Veliajt.

Reklame

Në përgjigjen e tij, Gogu ka bërë të ditur se ka kërkuar verifikimin e rastit për të shqyrtuar mënyrën se si janë zbatuar procedurat.

Ministri ka theksuar se përgjegjësia për procedurat dhe vendimmarrjen lidhur me transferimin e të burgosurve i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Inspektimi pritet të verifikojë nëse transferimi i Erion Veliajt është kryer në përputhje me procedurat dhe bazën ligjore përkatëse.

Lexo edhe

“U deshën 31 orë për të na thënë se vendimi është sekret”, Veliaj reagon pas transferimit në Fier

Veliaj trazon PS-në, shtohen zërat kundër transferimit të tij

Reklame