Advertisement

Gjatë orëve të natës, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Selam Musai” në fshatin Babicë e Madhe, në Vlorë, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë dëmtuar dyer dhe ambiente të brendshme të institucionit arsimor, ndërsa janë konstatuar dëmtime edhe në materiale dhe pajisje shkollore.

Reklame

Deri më tani nuk dihet nëse autorët kanë marrë sende apo pajisje nga shkolla, pasi inventarizimi i plotë i dëmeve është ende në proces.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e motiveve që çuan në hyrjen e dhunshme në ambientet e shkollës.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës dhe komuniteti arsimor, ndërsa priten rezultatet e hetimeve për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një vjedhje apo për një akt vandalizmi ndaj institucionit arsimor.

Reklame