Advertisement

Spanja është shpallur kampione e botës në vitin 2026 pasi ka mposhtur Argjentinën në finalen e madhe të zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey. “La Roja” triumfoi me rezultatin 1-0 falë një goli të Ferran Torres në minutat shtesë, duke i dhënë fund një finaleje dramatike.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën pa gola, 0-0, por me një dominim të qartë të Spanjës, e cila kontrolloi lojën dhe krijoi më shumë raste për shënim. Heroi i Argjentinës gjatë gjithë sfidës ishte portieri Emiliano Martinez, i cili me pritjet e tij vendimtare mbajti gjallë shpresat e kampiones së Amerikës së Jugut.

Reklame

Goli i shumëpritur erdhi në minutën e 106-të. Nico Williams fitoi topin dhe dërgoi një krosim të saktë në zonë, ku topi mbeti i lirë brenda 16-metërshit. Ferran Torres reagoi më shpejt se mbrojtja argjentinase dhe me një goditje të fortë dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar Spanjën në avantazh 1-0.

Argjentina u përpoq të reagonte në minutat e fundit, por nuk arriti të gjente golin e barazimit, ndërsa Spanja mbrojti avantazhin dhe ngriti trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.

lexo edhe:

Qumësht me kimikate/ Arben Ndreka i Lufrës, krime kundër shëndetit, përfitoi 800 mijë € nga fondet e BE

“50 milionë euro në lojë”/ Bardh Spahia: Familjarja e Linda Ramës në krye të institucionit të shëndetësisë

Reklame