Advertisement
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të diel vendgrumbullimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, në Shkodër.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë sipërfaqen e landfillit në Bushat, duke krijuar një situatë të vështirë dhe problematike për autoritetet. Deri më tani, mbetet ende i paqartë shkaku i rënies së zjarrit.
Reklame
Në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, ndërsa forcat e emergjencës po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat përreth.
Ndërkohë, zjarrfikëse nga disa qytete janë nisur drejt Bushat për të përforcuar operacionin dhe për të vënë nën kontroll situatën, e cila vijon të jetë aktive.
Reklame














