Ndërsa vijon protesta në kryeqytet, qytetarët pjesëmarrës kanë nisur një marshim në rrugët e Tiranë, duke iu drejtuar qytetarëve me thirrje për t’iu bashkuar lëvizjes së tyre.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë përdorur edhe sloganin tashmë të përsëritur “Çohuni nga kafja”, një thirrje që synon, sipas tyre, të nxisë më shumë pjesëmarrje qytetare në protestë dhe angazhim publik ndaj kërkesave të tyre.
Marshimi po zhvillohet në rrugët kryesore të kryeqytetit, ku pjesëmarrësit mbajnë pankarta dhe vijojnë me thirrje kundër qeverisë dhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit u kanë bërë thirrje veçanërisht të rinjve që të bashkohen në lëvizje, duke theksuar se protesta është paqësore dhe synon, sipas tyre, ndryshim politik përmes presionit qytetar.
Forcat e rendit po monitorojnë nga afër situatën për të garantuar mbarëvajtjen e marshimit, ndërsa deri më tani nuk raportohen incidente.















