Trupi i pajetë u zbulua pasditen e së dielës, më 8 nëntor, në zonën e Agios Panteleimonas, në kryqëzimin e rrugëve Alkamenus dhe Harisis.

Identifikimi i të resë u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve, të cilat rezultonin të regjistruara në databazën e Policisë Greke. Sipas mediave greke, ajo kishte qenë më parë në vëmendjen e autoriteteve për shkelje të legjislacionit mbi të huajt, për shkak të hyrjes së paligjshme në Greqi.

Reklame

Zhdukja e 24-vjeçares ishte raportuar nga një mikeshë e saj në Komisariatin e Policisë së Kypselit. Hetuesit po verifikojnë tashmë rrethanat në të cilat e reja humbi kontaktet me personat e afërt.

Era e rëndë zbuloi trupin në valixhe

Ishte një kalimtar ai që vuri re erën e rëndë që vinte nga valixhja e lënë në trotuar dhe njoftoi policinë. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët zbuluan brenda saj trupin e pajetë të gruas.

Ekzaminimi mjeko-ligjor nuk ka evidentuar shenja të dukshme dëmtimesh, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë. Sipas vlerësimeve paraprake, dyshohet se 24-vjeçarja kishte ndërruar jetë rreth shtatë ditë përpara zbulimit të trupit.

Një prej detajeve më shqetësuese të zbuluara gjatë këqyrjes së trupit është fakti se këmbët e viktimës rezultonin të lidhura.

Hetimet i merr përsipër Departamenti i Vrasjeve

Çështja i është kaluar Departamentit të Vrasjeve të Policisë Greke, i cili po heton rrethanat e vdekjes dhe mënyrën se si trupi përfundoi brenda valixhes së braktisur.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë lëvizjet e 24-vjeçares përpara zhdukjes, si dhe të identifikojnë personat me të cilët ajo kishte pasur kontakte në ditët e fundit.

Deri tani, shkaku i vdekjes dhe autori apo autorët e mundshëm mbeten të paidentifikuar.

Lexo edhe

Erë e rëndë zbulon makabritetin në Athinë, trupi i një gruaje gjendet i fshehur në valixhe në rrugë, policia nis hetimet

Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, arrestohet në Greqi autori Lulzim Tabaku! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT)

Reklame