Familja e shtetasit Erkan Nika, i cili punonte si inxhinier i dytë në një anije turke të sulmuar me dronë, i bën apel shtetit shqiptar të përfshihet në kërkimet për gjetjen e 28-vjeçarit.
Babai i tij, Rexh Nika, gjatë një interviste për Top Channel bën thirrje për ndihmë nga Turqia.
Familja Nika jeton në Turqi prej 1997 dhe Erkani punonte prej vitesh në anijen e mallrave Aroyat, e cila u sulmua në Detin e Zi pranë portit Novorossiysk. I ati thotë se anija u nis nga porti i Durrësit dhe se në bord gjendeshin 16 anëtarë. Por i zhdukur rezulton vetëm Erkani.
Sulmi me dronë ndodhi më 27 shtator dhe rezulton se ekuipazhet shpëtuan vetëm 15 anëtarë, ndërsa inxhinieri Nika nuk është në këtë listë./TCH
Lexo edhe
La Francën për uniformën e policisë, cila është historia e 25-vjeçares nga Shkodra
La Francën për uniformën e policisë, cila është historia e 25-vjeçares nga Shkodra














