Prej tre ditësh vijon lufta me flakët në masivin pyjor të Lurës, ndërsa situata është përkeqësuar veçanërisht mbi lagjen Koçekë, ku zjarri po afrohet drejt banesave.

Në terren janë angazhuar rreth 200 forca, ndërsa ndërhyrja nga ajri po vijon me dy avionë. Në operacion janë përfshirë punonjës të Zonave të Mbrojtura, Bashkisë Dibër, Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura dhe Policisë, si dhe banorë të zonës.

Reklame

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Dibër, Leonard Topuzi, ka bërë me dije se terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen e forcave në tokë.

Situata po rëndohet edhe nga era, e cila favorizon përhapjen e flakëve në drejtim të zonave të banuara.

Forcat në terren vijojnë operacionin për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit, me prioritet mbrojtjen e banesave dhe banorëve të zonës.

Situata mbetet dinamike dhe operacioni vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri.

 

Lexo edhe:

Zjarret në Shqipëri/ 45 vatra në 24 orë, 12 mbeten aktive në terren 839 forca

Zjarret/ Situatë e vështirë në Krujë, Forcat e Armatosura në terren për mbrojtjen e banorëve

Reklame