Edi Rama ka vënë në fokus investimet në Bulqizë, duke e cilësuar zhvillimin e turizmit rural si një nga drejtimet kryesore të ekonomisë lokale.

Gjatë një vizite në zonë, Rama u ndal veçanërisht te agroturizmi “Temla”, të cilin e konsideroi një shembull pozitiv për mënyrën se si mund të zhvillohet turizmi në zonat malore.

Reklame

Sipas tij, investime të tilla tregojnë potencialin që kanë zonat rurale për të krijuar ekonomi të qëndrueshme dhe për të rritur punësimin lokal.

Kryeministri theksoi se modelet e suksesshme si “Temla” duhet të shërbejnë si pikë reference për nxitjen e investimeve të reja në agroturizëm dhe për afrimin e standardeve me tregun e Bashkimi Europian.

 

Reklame