Advertisement

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Arma dei Carabinieri në qytetin e Foligno, nën akuzën për trafik droge.

Sipas autoriteteve, i riu u ndalua gjatë një operacioni kontrolli në zonën “Via Bevagna”, teksa drejtonte një makinë me qira. Sjellja e tij ka ngritur dyshime, ndërsa mësohet se kishte hyrë në Itali si turist.

Reklame

Gjatë kontrollit personal dhe të automjetit, karabinierët gjetën 14 doza kokainë me peshë totale rreth 8 gramë, si dhe 330 euro para të gatshme, të dyshuara si të ardhura nga shitja e lëndës narkotike.

Pas arrestimit, 21-vjeçari u shoqërua në qelitë e paraburgimit të kompanisë së karabinierëve në Foligno. Arrestimi u konfirmua nga gjykatësi hetues i Gjykata e Spoletos.

Autoritetet italiane deklaruan për mediat vendase se bëhet fjalë për një tjetër rast të trafikimit të drogës në rajonin e Umbria, ku, sipas tyre, përdoret e njëjta skemë: makina me qira, qëndrim në hotel dhe lëvizje të përditshme në zonat e shpërndarjes së drogës.

Reklame