Advertisement

Strukturat e Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “NDËRMOLLASI 2”, duke zbuluar në fshatin Ura e Shtrenjtë një arsenal armësh zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike dhe targa të huaja.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokuroria e Shkodrës.

Reklame

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. M., 29 vjeç (i arrestuar më 14.09.2025 në kuadër të operacionit “Ndërmollasi”), u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

11 armë zjarri;

5 506 fishekë luftarakë;

7 krehra arme automatike dhe 6 krehra pushke;

35 metra fitil detonator;

25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

2 palë targa të huaja, njëra e Gjermanisë dhe tjetra e Austrisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit S. M., 29 vjeç dhe S. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ata janë posedues të arsenalit dhe bashkëpunëtorë të R. M.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Reklame