Përplasja në Radhimë mes dy biznesmenëve të njohur, Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, dyshohet se e ka zanafillën te një konflikt pronësie në Palasë. Ndërsa Bedinaj ka denoncuar në polici se është kërcënuar nga një grup personash të armatosur, mes të cilëve ndodhej edhe Muça, ende nuk ka një version zyrtar se çfarë e shkaktoi sherrin.

Sipas raportimeve në media, pas përplasjes mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt dyshohet se qëndron një konflikt pronësie në Palasë, ku parashikohet zhvillimi i një investimi turistik luksoz. Delta Group e Luan Muçës rezulton investitor strategjik për projektin në këtë zonë, ndërsa sipas mediave, pretendime mbi një pjesë të pronës ka edhe Vasil Bedinaj.

Reklame

Mediat pretendojnë se Muça e ka blerë tokën fillimisht mbi bazën e një AMT-je dhe, pasi për të njëjtën sipërfaqe banorë të zonës kanë shfaqur pretendime pronësie, ka negociuar dhe e ka blerë pronën edhe prej tyre. Më pas, sipas raportimeve, edhe Bedinaj ka blerë një sipërfaqe pranë saj, ku një parcelë dyshohet se mbivendoset me pronën për të cilën pretendon Muça.

Lexo edhe

Aksidentohen në Peshkëpi pas ndjekjes nga policia, 3 të arrestuar! Në makinë gjendet armë zjarri

Gjobë 5 milionë euro dhe ultimatum 48 orë për t’u larguar nga Shqipëria, policia zbardh ngjarjen në Vlorë

Reklame