Advertisement

Një operacion i zhvilluar nga Komisariati nr.4 ka rezultuar me sekuestrimin e 2.2 kilogramëve kokainë në zonën e Institutit në Tiranë. Dy të rinjtë e arrestuar, kushërinj mes tyre, tentuan të arratiseshin, por u kapën pranë shinave të trenit.

Sipas burimeve policore, lënda narkotike dyshohet të ketë ardhur nga Spanja dhe ishte e destinuar për shitje në doza të vogla në zonën e Freskut. Operacioni u realizua si pjesë e masave të vazhdueshme të Policisë për parandalimin e trafikimit të drogës në kryeqytet.

Reklame

Hetimet mbi rrjetin e trafikut dhe burimin e kokainës vazhdojnë, ndërsa të arrestuarit po përballen me akuza për trafik të narkotikëve.

Reklame