Seanca e sotme parlamentare u përfshi nga një prej debateve më të forta politike të ditëve të fundit, me në qendër çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën masën “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimeve të SPAK.

Opozita kërkoi që çështja të trajtohej si një problem i sigurisë kombëtare, ndërsa përplasjet me mazhorancën u përshkallëzuan deri në bllokimin e foltores dhe ndërprerjen e seancës.

Reklame

Por mes gjithë zhurmës së Kuvendit, një episod tërhoqi veçanërisht vëmendjen.

Sali Berisha përmendi publikisht emrin e Ulsi Manjës dhe e sfidoi atë nga foltorja e Kuvendit.

Berisha pretendoi se emri i Manjës del në dosjen që lidhet me çështjen Hyseni–Agasi dhe e ftoi publikisht që kjo të sqarohej.

“Ulsi, shiko mos të del emri aty”, deklaroi Berisha gjatë debatit në Kuvend, duke pretenduar se emri i Manjës shfaqet në materialet që ai po referonte.

Dhe këtu nis pjesa që e bën këtë episod edhe më interesant.

Manja nuk iu përgjigj Berishës nga foltorja. Nuk pati një replikë publike në sallë për akuzën.

Në vend të kësaj, pak më vonë, gjatë ndërprerjes së seancës, Ulsi Manja u ngrit nga vendi dhe shkoi drejt tavolinës ku ishte ulur Sali Berisha.

Kamerat fiksuan momentin kur Manja iu afrua Berishës dhe të dy nisën të bisedonin. Nga pamjet duket se mes tyre pati një diskutim të drejtpërdrejtë, ndërsa përmbajtja e plotë e bisedës nuk është bërë publike.

Dhe pikërisht këtu lind pyetja:

Pse Manja nuk zgjodhi t’i përgjigjej publikisht Berishës për akuzën e bërë nga foltorja, por shkoi vetë pranë tij dhe foli në tavolinë?

Berisha për Ulsi Manjën: Emri i tij del në dosje, të publikohet, a del si vasal i Lubisë apo jo, duhet ta sqarojë

Kam edhe një pyetje. Gjatë seancës plenare ra në sy një bashkëbisedim i juaji me Ulsi Manjën. A mund të na thoni se çfarë biseduat me njëri-tjetrin sepse është deklaruar që në dosje mos u merrni me të sepse në dosje del edhe djali juaj. E konfirmoni këtë dhe…

Sali Berisha: Prit një minutë. Oh kjo është një problem i madh. Prit tani. Ulsiut i del emri aty. I del emri. Tani i del emri, një gjë që të jemi të sinqertë se duhet thënë.
A i del emri se Ulsiu është një vasal i Lubisë apo për arsye tjera, do ta sqarojë ai. Po emri i del. I nxin.
Edhe ky tani kur i thashë për këtë tha: po ta publikojmë menjëherë. Në qoftë se është emri, le ta publikojnë që nesër. S’ka absolutisht… emrin e kujtdo.
Po emri i Ulsiut del aty duket si shërbëtor i Lubisë. Prandaj ju lutem mediave, atë mos bëni lojë se bini në kurthin e Edi Ramës. Se ai e nxori atë rozë, ato historitë rozë, të cilat janë bajate.
Ato histori të vjetra s’kanë asnjë vlerë. Zero vlerë. Vlerë ka dhënia e sekreteve shtetërore organizatave të karteleve të drogës, kjo është gjithçka.
Sekrete të NATO-s. Dhe të mendohet, ju duhet të dini që bashkëpunimi më i ndjeshëm midis vendeve është bashkëpunimi midis shërbimeve të fshehta.

Lexo edhe:

KENI KALUAR NGA ZYRA E ERGYSIT? Berisha përplaset me Ismailin: Të ka shërbyer ajo zyrë për t’u ngjitur si deputete?

“Ç’PO I THOTË DOKTORIT?”. Ulsi Manja i shkon pranë Berishës, biseda e papritur në Kuvend

Reklame