Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin kolumbian Samir Rosales Rodriguez, i njohur me pseudonimin “Kimisti”, i dënuar me 14 vite burg për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit.

53-vjeçari u ekstradua të enjten nga Kolumbia drejt Shqipërisë, pas arrestimit të tij në kuadër të kërkimit ndërkombëtar. Ai do të vuajë në Shqipëri dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Reklame

Sipas hetimeve të SPAK, Rodriguez konsiderohet një nga personat kyç në aktivitetin e laboratorit ku përpunohej kokaina në Frakull të Fierit.

Pas goditjes së grupit kriminal dhe finalizimit të operacionit antidrogë, “Kimisti” ishte larguar nga Shqipëria. Autoritetet shqiptare e shpallën në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ai u lokalizua dhe u arrestua në Kolumbi.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, Rodriguez është sjellë në Shqipëri, ku tashmë pritet të nisë vuajtjen e dënimit prej 14 vitesh burg.

Rasti i laboratorit të Frakullës ishte një nga operacionet e rëndësishme të SPAK kundër grupeve të dyshuara për trafik dhe përpunim të lëndëve narkotike.

Lexo edhe:

GJKKO dënon me 14 vite burg kolumbianin e dosjes “Frakulla”, SPAK e akuzon si kimist të laboratorit të kokainës

SPAK kërkon 14 vite burg për “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull, pritet ekstradimi nga Kolumbia

Reklame