Ka përfunduar pas afro 2 orësh në Gjykatën Administrative në Tiranë seanca ndaj prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, i paditur nga kryebashkiaku i arrestuar nga po ky prokuror, Erion Veliaj.
Trupa gjyqësore pasi dëgjoi pretendimet e palëve vendosi shtyrjen e seancës për më datë 8 maj, ku i kërkoi palës paditëse që të sjellë në Gjykatë aktin ku Këshilli i Lartë i Prokurorisë të jetë në proces si palë e paditur, dhe jo e tretë siç është aktualisht.
Nëse kjo nuk bëhet brenda 20 ditësh, atëherë gjykata bëri me dije në sallë se çështja do pushohet.
Pas këtij vendimi, kryebashkiaku Veliaj ka hipur sërish me pranga në duar në mjetin e Burgjeve për t’u përcjellë sërish në qelinë e paraburgimit në Durrës ku qëndron i izoluar që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar.
Kujtojmë se me pranga në duar, kryebashkiaku Erion Veliaj u shoqërua në Gjykatën Administrative mesditën e sotme ku vijoi betejën hakmarrëse ndaj prokurorit të SPAK që i ka kopsitur dosjen Ols Dado.














