Advertisement

Aktori i njohur Robert Ndrenika ka ndjekur nga afër seancën në Gjykatën Administrative për shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado.

Në nisje të seancës, Ndrenika iu afrua Veliajt, e përqafoi dhe e puthi në ballë, ndërsa i tha: “Ç’të mbeti, vij e bëj unë”, një moment që tërhoqi vëmendjen në sallën e gjyqit.

Reklame

Në mbështetje të Veliajt në seancë ishin të pranishëm edhe aktori i humorit Gazment Paja, si dhe artistët Ardit Çuni dhe Arjola Demiri.

Përveç figurave publike, në sallë ndodheshin edhe shumë mbështetës të kryebashkiakut të Tiranës, të cilët ndoqën nga afër zhvillimin e procesit gjyqësor.

Reklame