Advertisement

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e goditjes, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri që udhëtonte me të. Të dy janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Reklame

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërriti policia, e cila po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Autoritetet pritet të bëjnë të ditur më shumë detaje në vijim.

Reklame