Advertisement

Ky në foto është Renato Mhillaj, një nga tre personat e identifikuar nga Policia si autorë të dyshuar të ekzekutimit të Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në Balldren, rezulton të ketë një të shkuar të lidhur me një tjetër ngjarje kriminale në Lezhë.

Sipas të dhënave paraprake, ai është djali i Genc Mhillaj, i vrarë në vitin 2016, një ngjarje e cila dyshohet se ka qenë pjesë e zinxhirit të konflikteve të vjetra në zonë.

Reklame

Renato Mhillaj është mes tre emrave të shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, së bashku me Adriano Mhillaj dhe Florin Mhillaj.

Autoritetet dyshojnë se ata kanë marrë pjesë në atentatin e mirëorganizuar ku u ekzekutua çifti Mujeci, në një ngjarje që sipas hetimeve paraprake lidhet me hakmarrje.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë operacionet në terren për lokalizimin dhe arrestimin e të tre të dyshuarve, ndërsa janë ushtruar kontrolle në disa banesa, pa rezultat deri tani.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Lezhën, ndërsa hetimet po fokusohen edhe në lidhjet e mundshme të vjetra mes familjeve të përfshira në konflikt.

Reklame