Edhe në këtë fillim të nëntorit, kryeministri Edi Rama ka përsëritur mesazhin e tij për dialog, në një kohë kur protestuesit vijojnë tubimet dhe përplasjet me policinë në rrugët e Tiranës.

Në urimin e mëngjesit të 1 nëntorit, Rama ka rikthyer simbolikën e përdorur edhe më herët, duke vendosur sërish në sofrën e gurit ftesa me fjalën “Dialog”.

Reklame

Mesazhi i kryeministrit vjen pas ditëve të tensionuara të protestave, ku kërkesat e protestuesve dhe thirrjet e qeverisë për dialog kanë vijuar paralelisht.

Pavarësisht temperaturave disi më të ulëta që kanë shoqëruar mëngjesin e parë të nëntorit, Rama duket se nuk heq dorë nga ftesa e tij, duke e përsëritur edhe një herë publikisht mesazhin për dialog.

Mbetet për t’u parë nëse kjo ftesë do të marrë një përgjigje nga protestuesit, të cilët deri më tani kanë vijuar qëndrimet e tyre në rrugë.

Lexo edhe

Diella “sjell” risi, Rama: 19 shërbime në e-Albania për pensionistët me komandë zanore

“Mirëmëngjes” dhe një tjetër ftesë për dialog, Rama vendos sërish sofrën para Kryeministrisë

Reklame