Advertisement

Në Samitin e Diasporës, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria nuk kufizohet vetëm brenda territorit të saj, por shtrihet kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët në botë.

Në mesazhin drejtuar bashkatdhetarëve jashtë vendit, Rama u shpreh se ajo që dikur konsiderohej si një largim i dhimbshëm, sot është kthyer në një lidhje të fortë dhe një urë që, sipas tij, rrit kontributin dhe vlerën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Reklame

“Shqipëria nuk mbaron aty ku mbaron territori i saj, Shqipëria jeton kudo ku shqiptarët flasin gjuhën, shpresën dhe ndjenjën e përkatësisë kombëtare,” u shpreh kryeministri, duke shtuar se diaspora shqiptare sot përfaqëson një zgjerim të ndikimit dhe jo thjesht një histori emigrimi.

Ai theksoi gjithashtu se shqiptarët jashtë vendit kanë ndërtuar jetë, karriera dhe sipërmarrje në vende të ndryshme të botës, duke kontribuar në ndryshimin e perceptimeve për Shqipërinë përmes punës dhe integrimit të tyre në shoqëritë pritëse.

Reklame