Advertisement

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi i zhvilluar me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.

Në fokus të diskutimeve ishin organizimi i “Pranisë Besnike”, metodologjia e “Besës” dhe sistemi i ri “PasqyrAlbania”.

Reklame

Rama e ka cilësuar takimin si një diskutim të dobishëm, duke theksuar se këto takime janë pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri politik të Partisë Socialiste.

Postimi i Ramës:

“Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike, metodologjinë e BESËS dhe sistemin e ri të PasqyrAlbania, duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste.”

Lexo edhe

Rama shtrëngon radhët, ja çfarë u vendos në mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politikë

Berisha: Agasit po ia zbusin akuzat, Rama e ka çliruar nga pengmarrja

Reklame