Të rinjtë në Lezhë kanë bojkotuar sërish mësimin këtë të hënë, duke dalë në rrugët e qytetit në shenjë proteste dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit, të rinjtë kanë bërë thirrje “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë dislokuar forca të shumta policie për të monitoruar situatën.
Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar nga protestat, edhe shumë nxënës të tjerë kanë zgjedhur të mos paraqiten në shkollë dhe të qëndrojnë në shtëpi.
Protestat dhe bojkotimi i mësimit vijojnë kështu edhe në fillim të kësaj jave në Lezhë, në një kohë kur në vend po zhvillohen protesta kundër qeverisë dhe po kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama.
Lexo edhe
Rama kërcënon prindërit: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës!
Rama shpërblimin për policët: 2500 euro për çdo efektiv në terren













