Advertisement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama gjatë protestës së opozitës para Kuvendit, duke pretenduar se mazhoranca po ushtron presion mbi deputetët socialistë për votimin e reformës territoriale.

“Edi Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij nga frika se nuk do të votojnë reformën”, deklaroi Berisha.

Reklame

Ai e cilësoi këtë, sipas tij, si një “akt të shëmtuar” dhe “të turpshëm”, duke u bërë thirrje deputetëve të ndihen përgjegjës për votën e tyre.

Berisha vijoi sulmin ndaj kryeministrit, duke pretenduar se Rama ka bllokuar sallën e Parlamentit dhe po ushtron presion ndaj deputetëve të tij.

Deklaratat e Berishës vijnë në një moment kur Kuvendi pritet të votojë reformën administrativo-territoriale, e cila parashikon ndryshime në hartën e njësive vendore.

Lexo edhe

Historia rozë e Vlora Hysenit, Berisha: Bashkëjetonte me Roni Yeffet

Shkrirja e 15 bashkive/ Berisha thirrje për protestë para Kuvendit

Reklame