Advertisement

Kryetari i PD Berisha gjate fjales se tij ne kuvend u shpreh se të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale dhe të miratojmë variantin që votojnë qytetarët

Këto dy minuta ndajnë karakterin, moralin, qëndrimin tonë ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj Shqipërisë.
Këto dy minuta janë përcaktuese për renditjen tuaj, për renditjen e këtij parlamenti në anën e qytetarëve apo në armiqësi të egër dhe kundër interesave të tyre, në mbështetje të Padrinos, sot njeriut më të urryer në mbarë planetin.
Ndaj dhe, këto dy minuta unë i përdor me thirrjen: në rast se ka mbetur një nanogram në thellësitë, në labirinthet e ndërgjegjes suaj të mykur, një nanogram pro qytetarëve, detyrimeve që kemi ndaj tyre, hidheni poshtë këtë projekt si një projekt armiqësor ndaj tyre.
Hidheni poshtë këtë projekt, për të cilin nuk ka qytetar i çdo bindje politike që voton.
Hidheni poshtë dhe të vendosim sot të shkojmë sot në referendum, të pyesim qytetarët për një proces madhor që mbi të gjitha ka të bëjë me jetesën e tyre aty ku janë.
Ka të bëjë me shërbimet ndaj tyre.
Ka të bëjë me të ardhmen dhe zhvillimin e komuniteteve kudo që janë.
Hidheni poshtë dhe të vendosim të shkojmë në referendum me dy variantet, cilin variant të votojnë qytetarët, atë variant të vijmë dhe ta sanksionojmë këtu.
Kjo është e vetmja rrugë, po ju keni armiqësi me zgjedhësit, keni armiqësi me qytetarët.
Ju po i plaçkisni ata në mënyrën më të tmerrshme dhe nuk çani kokën se ekzistojnë.
Ju i burgosni ata, i përzini nga Shqipëria, kurse vetë si shushunja të vërteta fryheni çdo ditë, çdo muaj e më shumë.

Reklame

Lexo edhe

Rama është çmendur, Berisha: Po i kap deputetët me “libër shtëpie” nga frika se nuk votojnë reformën

11 interpelanca me Ramën janë refuzuar, turp, Bardhi-socialistëve: Mos i dilni zot vilave të Ballukut !

 

Reklame