Advertisement

Ermal Nufi bëri të ditur se në mbledhjen e fundit të qeverisë janë miratuar projektet fituese të Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në mbështetje të njësive vendore për përballimin e fatkeqësive natyrore.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri u shpreh se lista e projekteve fituese për vitin 2026 ishte konsoliduar që në muajin shkurt.

Reklame

Sipas tij, deri në fund të vitit parashikohen gjithsej 44 projekte fituese, ku 26 prej tyre janë projekte infrastrukturore, ndërsa 18 të tjera lidhen me blerjen e pajisjeve dhe mjeteve të nevojshme për bashkitë në rast emergjencash civile.

Nufi theksoi se vlera totale e financimit arrin në 650 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër e financimeve do të mbulohet gjatë vitit 2027.

“Me këtë vendim ulim riskun nga fatkeqësitë dhe forcojmë ekosistemin e mbrojtjes civile”, deklaroi ministri.

Ai apeloi gjithashtu për rritjen e vigjilencës me afrimin e sezonit veror dhe temperaturave të larta, duke kërkuar kujdes të shtuar sidomos në zonat pyjore dhe kullotat që konsiderohen më të rrezikuara nga zjarret.

Ministri kujtoi se Ministria e Mbrojtjes ndërhyn në fazën e tretë të menaxhimit të emergjencave civile, duke koordinuar veprimet në situata fatkeqësish natyrore.

Reklame