Advertisement

Banorë të Memaliajt dhe Fushë-Arrëzit kanë protestuar para Kryesisë së Kuvendit kundër propozimeve për hartën e re administrativo-territoriale.

Protestuesit kanë kundërshtuar ndryshimet që prekin bashkitë e tyre, duke kërkuar që zëri i komuniteteve të merret në konsideratë përpara çdo vendimmarrjeje. Në rastin e Memaliajt, drafti parashikon bashkimin me Tepelenën, ndërsa për Fushë-Arrëzin është propozuar bashkimi me Pukën.

Reklame

Banorët kanë kërkuar që procesi të shoqërohet me konsultim real me qytetarët dhe që vendimmarrja të mos bëhet pa marrë parasysh nevojat dhe interesat e zonave të prekura.

Kundërshtimet ndaj reformës territoriale janë shfaqur edhe më herët në të dyja bashkitë, ku banorët kanë zhvilluar protesta dhe kanë kërkuar që ndryshimet të mos miratohen pa u dëgjuar komunitetet lokale.

Lexo edhe

Rama u përgjigjet protestuesve nga WELT. “Nëse s’e mundni Trumpin, mos ejani të hakmerreni në Shqipëri”

JA PROJEKTI FITUES/ BIG zëvendëson “Tajvanin” në Parkun Rinia, Rama: Më shumë gjelbërim dhe ujë

Reklame