Pas përfundimit të protestës, Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat mbi 10 protestues. Shoqërimet janë kryer menjëherë pas mbylljes së tubimit, duke shkaktuar reagime nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Në vijim të këtij veprimi, deputetë dhe zyrtarë të PD-së janë paraqitur në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, për të kërkuar më shumë informacion mbi arsyet e shoqërimeve, si dhe lirimin e menjëhershëm të protestuesve.

Reklame

Në komisariat kanë mbërritur deputetët dhe zyrtarët e PD-së: Klevis Balliu, Bledion Nallbati, Klodjana Çapja, Ledina Alolli, Kastriot Piroli, si edhe dy avokatë, Marash Logu dhe Eda Grimci, të cilët po ndjekin procedurat ligjore dhe po kërkojnë respektimin e të drejtave të qytetarëve të shoqëruar.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa priten reagime të tjera nga opozita dhe autoritetet policore.

Reklame