Numri dy i qeverisë dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është paraqitur sot në Kryeministri pas vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra dhe “ndalim dalje nga vendi”.

Sipas mediave, ajo ndodhet prej rreth tre orësh brenda godinës qeveritare dhe po zhvillon takim me Kryeministrin Edi Rama.

Reklame

Në këtë takim i është bashkuar edhe Ulsi Manja, ish-Ministër i Drejtësisë dhe aktualisht figurë kyçe në Partinë Socialiste.

Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.

Gjykatësi i GJKKO-së, Erion Çela, ka vendosur pezullimin e saj nga detyra si zv-kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Reklame