Momente tensioni janë regjistruar para godinës së Kuvendi i Shqipërisë, ku protestuesit e Partisë Demokratike janë përplasur me forcat e policisë të vendosura në këtë zonë.

Protestuesit kanë hedhur molotovë, ndërsa policia ka reaguar me shpejtësi duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të ruajtur rendin.

Reklame

Tubimi nisi para Kryeministrisë, por pas ndërhyrjes së policisë me masat e përshkruara, protestuesit u larguan drejt rrugëve përreth, ndërsa situata mbetet e tensionuar në zonën qendrore të Tiranës.

Autoritetet vijojnë monitorimin e territorit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve gjatë protestës.

Reklame