Advertisement

Sot, Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë mbi ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit, një vendim që sipas Partisë Demokratike përbën ndërhyrje flagrante të pushtetit ekzekutiv në kompetencat kushtetuese të Parlamentit.

PD do të përfaqësohet nga kryetari Gazment Bardhi dhe këshilltari Marash Logu, të cilët kërkojnë shfuqizimin dhe pezullimin e menjëhershëm të vendimit nr. 57, miratuar më 16 shtator 2025.

Reklame

Sipas PD-së, ndryshimet e njëanshme cënojnë parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke i dhënë kryeministrit fuqi të tejskajshme në vetërregullimin e Kuvendit – një ndërhyrje që mund të ketë pasoja serioze për demokracinë parlamentare.

Seanca e sotme pritet të jetë një moment kyç për ekuilibrin e pushteteve në Shqipëri, ndërsa vëmendja e publikut dhe mediave është e përqendruar tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Reklame