Shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Ndërkaq, e gjitha bota ka nisur urimet ndaj shtetit shqiptar.

Reklame

Me rastin e kësaj dite të veçantë, mesazhe urimi kanë ardhur fillimisht nga Emiri i Lartë i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, i cili i ka dërguar një telegram urimi presidentit Bajram Begaj me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Gjithashtu, Departamenti Amerikan i Shtetit ka uruar Shqipërinë sot. Duke përmendur në urimin e tyre se aleanca e përbashkët në NATO forcon bashkëpunimin dhe se synimi është që të përforcohet lidhja e sigurisë dhe lidhjes ekonomike.Albania Independence Day

Nga Katari në Izrael, bota uron Shqipërinë për 113 vjetorin

Një tjetër urim nga ndërkombëtarët ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit.

“Urimet tona më të ngrohta për Popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë me rastin e Ditës Kombëtare.

Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri!” postoi Ministria e Jashtme në X.

Nuk ka munguar dhe urime nga shteti turk, një aleat i Shqipërisë. Ministria e Punëve të Jashtme në Turqi nëpërmjetë një postimi në X ka shprehur urimet për ditën e Pavarësisë.

 

Një tjetër aleat i shteti shqiptar ka uruar ditën e Pavarësisë. Izraeli ka shprehur urimet nëpërmjet një postimi në X.

Urime kanë ardhur dhe nga shtetet e Ballkanit, duke nisur nga Rumania e cila gjithashtu ka shprehur urimet për këtë ditë kaq të veçantë për shqiptarët.

Ministria e Punëve të Jashtme të Qipros ka uruar shtetin shqiptarë për festën e Pavarësisë.

Gjithashtu dhe Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet “X” ka uruar Shqipërinë.

Shteti i Armenisë nuk ka munguar në listën e gjatë të urimeve për festë e Pavarësisë.

Reklame