Rifillimi i mësimit pas pushimit dimëror është shtyrë në gjithë Kosovën si pasojë e vështrimeve të mëdha që kanë shkaktuar dëme në disa qytete, njoftuan autoritetet.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se mësimi – i parashikuar të rifillonte sot – është shtyrë për të hënën e 12 janarit.

Reklame

Reshjet e mëdha në ditët e fundit nxitën përmbytje duke shkaktuar dëme në prona dhe infrastrukturë, evakuime, si dhe vështirësi në komunikacion.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe, bazuar në informacionet e pranuara nga terreni, është konstatuar se fillimi i procesit mësimor i paraparë për ditën e enjte është i pamundur”, shkroi Nagavci në Facebook.

Ajo bëri të ditur se orët e humbura të enjten dhe të premten, do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Reklame