Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare çështjen e dekretimit të ministres virtuale të Ramës, të njohur tashmë si “Diella”.

Ky vendim i Kushtetuese vjen pas padisë së Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e dekretimit të ministres virtuale.

Reklame

Sipas PD-së, “dekretimi i Diellës cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi Presidenti krijon një strukturë të re ministrore (ministrin virtual të inteligjencës artificiale), dhe i cakton Kryeministrit përgjegjësi të reja (për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual)”.

“Dekreti cenon organin kushtetues të ministrit, pasi Presidenti krijon një “ministër virtual”, i cili nuk përmbush cilësitë kushtetuese të emërimit si ministër, procedurat e emërimit dhe betimit të tij, si dhe ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive”, thuhej në kërkesën e PD-së.

Tashmë cështja pritet të diskutohet në seancën e radhës plenare në kuvend.

Reklame