Vijon operacioni i koduar “Stolen line” kundër trafikimit të automjeteve të vjedhura në Shqipëri.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë sekuestruar një automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250,000 euro, i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani.

Reklame

Nga hetimet, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i dyshuar se ka trafikuar automjetin në Shqipëri me qëllim shitjen.

Policia vijon punën për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Reklame