Advertisement

Protestat kundër qeverisë në Tiranë kanë marrë një tjetër përmasë këtë të mërkurë, teksa lëvizjes qytetare i janë bashkuar edhe gjimnazistët, përveç studentëve.

Nxënësit e gjimnazit “Partizani” në kryeqytet kanë bojkotuar procesin mësimor dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën “Tafaj”, duke iu bashkuar valës së protestave që vijon pas përplasjeve të një dite më parë.

Reklame

Sipas raportimeve, gjatë protestës disa nxënës u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave që ndodheshin pranë rrugës, duke shtuar tensionet në zonë.

Bilanci i raportuar deri më tani flet për të paktën 23 persona të shoqëruar në polici, ndërsa shtatë protestues kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Përfshirja e gjimnazistëve shënon zgjerimin e protestave përtej universiteteve, në një klimë të tensionuar pas incidenteve dhe raportimeve për dhunë gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë.

Rrethanat e plota të incidenteve dhe përgjegjësitë për veprim

 

Lexo edhe

“Nuk kisha lidhje me protestën”/ Ledion Balla tregon si iu thye këmba në Tiranë: Policia më shtyu

Protesta/ Shefi i Urgjencës: Nuk ka asnjë humbje jete apo intubim! I riu me këmbën e thyer erdhi në gjendje stabël

Reklame