Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të karakterizohet nga kthjellime të herëpashershme, të alternuara me vranësira mesatare, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore në veri të vendit.
Sa i takon erës, ajo do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–jugperëndim, me shpejtësi mesatare prej 7 metrash në sekondë.
Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësinë deri në 12 metra në sekondë.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.
Lexo edhe
Protesta studentore, dita e 11-të para Kryeministrisë! Nesër pritet tubim kombëtar
Horoskopi 24 tetor 2026. Parashikimi i yjeve për secilën shenjë














