Protesta e studentëve në Tiranë shënon sot ditën e 12-të, ndërsa kryeqyteti po përgatitet për tubimin kombëtar të paralajmëruar përpara Kryeministrisë. Në mbështetje të të rinjve janë rreshtuar pedagogë, mjekë, sindikata e biznesit të vogël dhe organizata të tjera, ndërsa pritet që protestës t’i bashkohen edhe studentë nga rrethet.

Lëvizjet për protestën nisin që në orën 10:00, kur pedagogët pritet të mblidhen pranë Universitetit Politeknik. Më pas, në orën 11:00, anëtarë të Sindikatës së Pavarur të Artit, Kulturës dhe Medias së Shqipërisë kanë njoftuar se do të mblidhen përpara Kryeministrisë, në shenjë solidariteti me studentët, të rinjtë dhe qytetarët.

Reklame

Në thirrjen publike, sindikata fton artistët dhe punonjësit e kulturës e medias t’i bashkohen protestës, duke e lidhur pjesëmarrjen me përgjegjësinë qytetare për të ardhmen e vendit dhe mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve.

Edhe Partia Demokratike u ka bërë thirrje aktivistëve dhe forumeve të saj që në orën 12:00 të dalin në mbështetje të protestës studentore.

Studentët e Tiranës dhe të rretheve, drejt bashkimit në orën 14:00

Në orën 14:00 është paralajmëruar bashkimi i grupeve studentore në tubimin përpara Kryeministrisë. Pjesëmarrja pritet të zgjerohet edhe me studentë nga qytetet e tjera, të cilët gjatë javës kanë zhvilluar protesta në zonat ku ndodhen universitetet e tyre.

Grupet studentore të Tiranës janë në komunikim me studentët e rretheve për të koordinuar udhëtimin dhe pjesëmarrjen në protestën kombëtare.

Studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi i sotëm pritet të tregojë përmasat e mobilizimit pas 12 ditësh protestë dhe thirrjeve për solidarizim nga grupe të ndryshme të shoqërisë.

Lexo edhe

Studentët në protestë, biznesi del në krah të tyre. Thirrja: Të shtunën ulni qepenat

Protesta studentore, dita e 11-të para Kryeministrisë! Nesër pritet tubim kombëtar

Reklame