Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Veliaj u paraqit ditën e sotme personalisht në sallën e gjyqit, ku u zhvillua seanca për shqyrtimin e kërkesës së tij për ndryshimin e masës së sigurimit. Nga ana tjetër, SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, të cilët kundërshtuan kërkesën e kryebashkiakut.
Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila pas shqyrtimit të argumenteve të palëve vendosi mospranimin e kërkesës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn.
Vendimi i GJKKO konfirmon qëndrimin e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa çështja ndaj kryebashkiakut të Tiranës vijon të mbetet nën hetim nga SPAK.














