Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Ksamil.
Sipas raportimeve paraprake, mjetet janë në pronësi të biznesmenit Rexhep Korbi, i cili zotëron një restorant dhe një plazh në zonën bregdetare të Ksamilit.
Reklame
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është e qëllimshme, ndërsa hetimet janë përqendruar në pistën e konfliktit të pronësisë. Uniformat blu kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Në vendngjarje janë sekuestruar prova materiale, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.
Reklame















