Advertisement

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, dhuroi një nga intervistat më virale së fundmi në “Top Albania Radio”, duke iu përgjigjur pyetjeve provokuese të Salsano Rrapit përmes një kodi të veçantë: fjala “seks” u zëvendësua me fjalën “politikë”, duke krijuar një dialog me dy kuptime që zbuloi detaje nga jeta e saj pas ndarjes nga Ilir Meta.

Kur u pyet për kohën që ka që nuk ka bërë “politikë”, Monika tha:“Dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën. Ajo ka qenë ‘politika’ e fundit. Në mars bëj dy vjet pa ‘politikë’.”

Reklame

Ky deklarim konfirmon qartë se pas ndarjes nuk ka pasur marrëdhënie intime.

Momenti më i komentuar ishte pyetja provokuese:“Je e detyruar në ‘politikë’ të hapësh këmbët?”

Kryemadhi përgjigj me sportivitet:“Jo gjithmonë. Ka edhe pozicione të tjera.”

Ajo shtoi se “politika” e saj ka qenë gjithmonë e nivelit të lartë dhe se nuk ka dështuar asnjëherë në këtë fushë.

Një intervistë që kombinon humorin, sinqeritetin dhe mesazhet e qarta politike, duke bërë që diskutimi për jetën private të Kryemadhit të mbetet një nga temat më të ndjekura në rrjete sociale.

Reklame