Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Malësi të Madhe gjatë operacionit policor të koduar “Fast”.

Operacioni u finalizua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe në koordinim me homologët në Spanjë.

Reklame

Në pranga ka rënë shtetasi Gentjan Handraj, alias Gentjan Hotaj, lindur në Koplik, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid.

Sipas Policisë së Shtetit, autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 8 korrik 2026, i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:

  • “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
  • “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.

Hetimet e autoriteteve spanjolle dyshohet se lidhen me veprimtari kriminale për trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Pas lokalizimit të tij në territorin e Malësisë së Madhe, 39-vjeçari u arrestua provizorisht, ndërsa procedurat ligjore për ekstradimin drejt Spanjës kanë nisur.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon veprimet procedurale për dorëzimin e tij në vendin ku kërkohet nga drejtësia.

LEXONI DHE:

Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

Interpoli zbulon rrjetet e mashtrimit online: 142 mijë viktima dhe miliona dollarë të humbura

Reklame