Advertisement

Shërbimet e Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë kanë vendosur gjithsej 14,341 masa administrative gjatë periudhës 4-10 maj 2026, në kuadër të kontrolleve për sigurinë rrugore në kryeqytet.

Sipas të dhënave zyrtare, 5,154 masa janë vendosur për shkelje që lidhen me sigurinë rrugore, ndërsa pjesa më e madhe e gjobave, 9,189 masa, kanë qenë për parkim të gabuar dhe shkelje të rregullave të ndalim-qëndrimit.

Reklame

Gjatë kontrolleve, 45 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të alkoolit. Nga këta, 11 persona janë arrestuar, një rast është proceduar në gjendje të lirë dhe 34 raste janë trajtuar administrativisht.

Policia Rrugore ka vendosur gjithashtu:

  • 319 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit;
  • 401 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 1,251 masa për mungesë të kaskës mbrojtëse;
  • 139 masa për pozicionim të gabuar në korsitë e ngadalësimit.

Gjatë javës janë bllokuar 65 mjete, ku:

  • 43 mjete janë hequr me karrotrec për parkim të gabuar;
  • 8 mjete për mungesë dokumentacioni;
  • 5 mjete për gjoba të pashlyera;
  • 2 mjete me targa të huaja për verifikim;
  • 6 mjete janë sekuestruar si prova materiale;
  • 1 mjet është ndaluar administrativisht për dy muaj.

Sa i përket ngjarjeve penale, Policia Rrugore ka ndjekur 34 raste. Janë kryer procedura për 15 ngjarje që lidhen me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa janë regjistruar:

Reklame