Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Policisë së Shtetit në Dibër, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në pranga ka rënë Megin Gani Ademi, 32 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër.

Reklame

Sipas njoftimit të AMP-së, nga hetimet paraprake ka rezultuar se efektivi dyshohet se nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në lidhje me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ishte në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

AMP bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë kompetente, e cila do të vijojë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e rastit.

Punonjësi i Policisë në pranga, AMP godet bastet e paligjshme në Fushë-Krujë! Sekuestrohen drogë, fishekë dhe pajisje elektronike

AMP arreston një efektiv të Policisë në Dibër, dyshohet për shpërdorim detyre (EMRI)

Reklame